Microsoft rrëzon botnetin masiv pas 8 vitesh planifikim

Shpërndaje

Sot Microsoft dhe partnerët e kompanisë në 35 vende të botës ndërmorën një aksione të koordinuar për të shkatërruar rrjetin më të madh të krimit kribernetik, një botnet masiv.

Botneti quajtur Necurs ka infektuar përafërsisht 9 milionë kompjuterë në mbarë botën dhe është një prej rrjeteve spam të e-mail-eve më të mëdha në botë duke gjeneruar 3.8 milionë e-mail në 2 muaj.

Për të sulmuar Necus Microsoft analizoi një teknikë që botneti përdor për të gjeneruar domaine me anë të një algoritmi. Më pas parashikoi 6 milionë domainet që do të krijoheshin në 25 muajt e ardhshëm dhe i raportoi nëpër regjistra të ndryshëm në mbarë botën në mënyrë që të bllokohen dhe ndalohen sulmet.

Microsoft tha se veprimet për rrëzimin e Necurs janë planifikuar prej 8 vitesh që kur kanë filluar monitorimin e Necurs në 2012, një botnet i cili shpërndante maluerin GameOver Zeus. /PCWorld Albanian