Ministri i Jashtëm, Dimitrov: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë hyrë në kufirin e Serbisë. Po ju presim në shtëpi!

Shpërndaje

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov sonte përmes statusit në Fejsbuk ka informuar se një pjesë e madhe e transportuesve nga Maqedonia e kanë kaluar kufirin italiano- slloven.

“Ditë e gjatë por ia vlente. Një pjesë e madhe e transportuesve nga Maqedonia e kanë kaluar kufirin italiano- slloven, në një trase të sigurt përmes Kroacisë dhe Serbisë”, ka shkruar Dimitrov.

“Qytetarët të cilët ditën e kanë kaluar në Bajakovë/Batrovci nga ana kroate po hyjnë në Serbi. Poashtu, një grup i madh i shtetasve nga Maqedonia të cilët kanë pritur në vendkalimin Horgosh të Hungarisë kanë filluar të hyjnë në Serbi. Po ju presim në shtëpi!, ka shtuar ministri i Jashtëm, Dimitrov në profilin e tij në Fejsbuk.