Ministri i jashtëm i RMV-së, Nikolla Dimitrov: Të paraqiten qytetarët që gjenden jashtë shtetit, organizojmë fluturime falas

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrovi mban një konferencë për shtyp nga Qeveria, në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme në vend si dhe për qytetarët që gjenden jashtë shtetit.

Dimitrov mes tjerash theksoi se Qeveria do të organizojë fluturime falas për të gjithë qytetarët që gjenden jashtë shtetit dhe pasi të kthehen do të duhet të qendrojnë në karantin të detyrueshëm shtetëror në afat prej 15 ditësh, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të tjerë.

Dimitrov gjithashtu bëri apel që gjithë qytetarët e RMV-së që gjenden jashtë shtetit, të paraqiten në ambasadat përkatëse, me qëllim organizimin për kthimin e tyre në shtet.