Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca shkarkon Vlora Çitakun dhe disa ambasadorë të tjerë

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca ka marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve duke përfshirë edhe ambasadoren Vlora Çitaku. Përveç Çitakut, Konjufca ka shkarkuar edhe Edon Canën, Lirim Grejçevcn, Shpend Kallabën, Mimoza Ahmetajn, Ylber Hysën si dhe Ramadan Avdiun.

Sipas Konjufcës së lartcekurve i ka përfunduar mandati 4 vjeçar. “Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës”, ka shkruar në Facebook.

Dy javë më parë Konjufca mori vendim për shkarkimin e 14 konsujve. Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ishte e përfshirë në diskutimin e fundit për lajmin për njohjen nga Xhamajka, lajm i cili më vonë u demantua nga ministrja e Jashtme e këtij vendi.

Postimi i plotë i ministri Konjufca në facebook: