Ministri Konjufca bën hapjen zyrtare të “Javëve të Frankofonisë” (Foto)

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës në Republikën e Kosovës, si koordinatore vendore e rrjetit të Frankofonisë në Kosovë, së bashku me Ministrinë e Kulturës dhe përfaqësitë diplomatike të Francës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Zvicrës, të enjten, në Prishtinë, bënë hapjen zyrtare të edicionit të radhës, të 20-të, të manifestimit “Javët e Frankofonisë” në Kosovë.

Si ministër kam pasur nderin që të bëj hapjen zyrtare të “Javëve të Frankofonisë”, duke pasur parasysh se gjuha frënge dhe kultura frankofone gëzojnë interes të veçantë në shoqërinë kosovare, si gjuhë e kulturës dhe artit, por edhe gjuhë e Deklaratës së të drejtave të njeriut.
Padyshim është mundësi shumë e mirë për t’ju dhënë qytetarëve të Kosovës qasje më të lehtë që nëpermjet muzikës, letërsisë, filmit dhe aktivitetve tjera, të ushqejnë dashurinë e tyre për gjuhën frënge dhe kulturën frankofone.

Postimi i plotë: