Ministri Vitia foto me mjekët: Këta janë heronjtë e vërtetë! (Foto)

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar t’i çmojmë dhe t’i ndihmojmë mjekët.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Vitia ka shkruar se ata janë heronjtë e vërtetë.

“Ata që janë të gatshëm dhe në krye të detyrës. Ti çmojmë dhe ti ndihmojmë që të kujdesen për ne. Heronjtë e vërtetë”, ka shkruar Vitia.

Ndërkohë që sot gjatë ditës përmes një konference për media, ministri Vitia ka konfirmuar edhe rastin e tretë me koronavirus. Vitia ka njoftuar se i prekuri është i afërm i 77-vjecarit i cili u identifikua me koronavirus gjatë ditës së djeshme. Aktualisht në Kosovë të prekur me COVID-19, janë tre persona. Një shtetase italian 20 vjeçare, një 77-vjeçar dhe një 39 vjeçar.