Ministri Vitia: Masat do të jenë të kota nëse nuk i zbatoni rekomandimet

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se brenda pak ditësh në Kosovë do të vijnë dozat e para të një bari mjeksor për coronavirusin.Por ministri shtoi se deri më tani asnjë lloj ilaci nuk është treguar i suksesshëm në trajtimin e sëmundjes në mënyrë të përgjithshme.

“Brenda pak ditësh do t’i kemi edhe dozat e para të produktit ‘Loricinë’, por duhet përmendur akoma nuk ka një bari që është treguar i sukseshëm në trajtimin e kësaj sëmundje në mënyrë të përgjithshme. Ne po mundohemi dhe do ta bëjmë krejt çka është në dorën tonë që situatën ta menaxhojëm me korrektësinë më të madhe”, tha aiVitia shtoi se dy-tri javët e ardhshme janë vendimtare për luftën ndaj Covid – 19.

“Sot jemi këtu për të bërë të qartë që do të jetë e kotë çfarëdo mase nëse qytetarët si zbatojnë rekomandimet. Kjo situatë është mjfat serioze, coronavirusi është realitet dhe sot po mbjell vdekje gjithandej globit”, shtoi ministri.