Ministrja Haxhiu: 8 marsi është dita e grave që ngritën zërin për barazi kudo e përtej vetes së tyre

Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në marshin për 8 marsin shkruan, “8 marsi është dita e grave që ngritën zërin për barazi kudo e përtej vetes së tyre”, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

8 marsi është dita e grave që ngritën zërin për barazi kudo e përtej vetes së tyre. Sot, për vajzat dhe gratë e shtypura, në varfëri e të diskriminuara që nuk dëgjohen në shoqëri, që diskriminohen në pronë e trashëgimi, që nuk i përfillë institucioni, nuk i vlerëson vendi i punës, le të jetë zëri ynë, zëri i tyre.

Barazia dhe drejtësia duhet të mundësohen përditë dhe kudo, në shtëpi, në vendin e punës, nga institucionet e nga gjithë shoqëria deri në arritjen e barazisë së plotë.