Mjeku italian trondit botën: Vetëm 3 persona në Itali kanë vdekur nga koronavirusi, vaksina mashtrim kolosal!! (Video)

Shpërndaje

Stefano Montanari një nanopatolog në Bologna dhe mjek në farmaci që e quan veten një “shkencëtar”, ka pohuar prej kohësh se epidemia aktuale është një mashtrim gjigant i mediave. Ai shprehet se kjo epidemi do mabrojë kur ekonomia do të jetë plotësisht në tokë, dhe kompanitë do të jenë në gjendje të blihen për 2 cent dhe kur vaksinat do të bëhen të detyrueshme për 7 miliardë dhe 600 milion pacientë të bërë kronikë. Koronavirusi nuk përputhen as me tregëtinë e armëve dhe ilaçeve, është një fuqi që blen shtetet e tjëra, politikën, mjekët dhe gjithçka. Pra po përdoret për një rindarje të pasurisë së botës, ku më të pasurit do të bëhen akoma më shumë më të pasur dhe do të thellohet varfëria.

Mjeku: Ne duhet të tregojmë se ka vetëm 3 të vdekur. Vdekjet e tjera vijnë nga oktogenarianët që kishin kancer ose diabet. Në Itali 650,000 njerëz vdesin çdo vit, dhe ndoshta më shumë se gjysma do të kenë gjithashtu koronavirus. Kemi 20,000 vdekje në vit nga gripi, 49,000 nga infeksione të kontraktuara në spitale. Dhe nëse kërcej nga kati i 10-të dhe gjithashtu kam një ftohje, nuk mund të argumentohet se vdiqa nga një ftohje.

Përsa i përket vaksinës ai shprehet se nuk do funksionojë sepse kemi të bëjmë me një virus që nuk krijon imunitet.

“Koronavirusi siç është ftohja e zakonshme ose tetanozi nuk do të kenë kurrë një vaksinë që do t’i japë pacientit imunitet të përgjithshëm përgjithmonë. Ju nuk mund të vaksinoheni kundër ftohjes, tetanozit, mund të sëmureni herë të panumërta me këto viruse. Vaksina e përjetshme është një mashtrim”, shprehet ai.

“Duhanpirësit më të rrezikuar”

Për duhanpirësit, mjeku tha se kanë prirje të shfaqin simptoma më të shumta nëse preken nga virusi, në krahasim me jo-duhanpirësit.

“Imuniteti i masës nuk ekziston”

Duke folur për imunitetin e masës, që është përmendur nga kryeministri britanik Boris Xhonson, tha se është një marrëzi, e shpikur nga industria farmaceutike.

“Nuk ekziston, po deshe të bëjmë dhe një emision të të shpjegoj pse. Por dhe nëse do ekzistonte, si mund të ketë ndaj një sëmundje që nuk të jep imunitet?! Është si i ftohti. Si mund të thuash që ekziston imuniteti i masës ndaj të ftohtit”.

Loja e madhe

“Ne po bllokojmë botën, ekonomia italiane është në fuqinë minimale. Çfarë bëhet? Bllokohet të gjitha aktivitetet, por bursat mbahen hapur. Bursa shkon përtokë. Humb në vijimësi. Çfarë do të thotë kjo? Ai që është miliarder mund të blejë shoqëri të kotuara në bursë për 2 lira. Kur ti jepet fund me këtë farsë e të thuhet që mbaroi gjithçka. Dhe nuk do ketë mbaruar asgjë sepse ky virus do të vijojë të bëjë atë që ka bërë deri tani, domethënë asgjë. Atëherë këto persona do jenë padronë të botës. Kush nuk do jetë miliarder, por ka pasur ca para mënjanë, do kenë blerë 3,4 restorante që duhet të mbylleshin, 10 dyqane që duhet të mbylleshin, pra ai që ishte i pasur do jetë shumë më shumë më i pasur, por do kemi një përmbytje me të varfër që do jenë gjithnjë e më të varfër. Kjo është tjetër pasojë e kësaj epidemi të krijuar me qëllim”, deklaron mjeku.