Mjeku kosovar në Berlin: 90 për qind e të prekurve me koronavirus e kaluan pa trajtim mjekësor

Shpërndaje

Fahri Beqa është mjek internist dhe kardiolog që jeton dhe punon në Berlin. Ai ka treguar se deri dje në Gjermani ishin diagnostikuar katër mijë raste me koronavirus.

Prej tyre kanë humbur jetën tetë persona të gjithë të moshuar dhe që kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore. 46 pacientë të tjerë janë shëruar.

Beqa i cili punon prej 12 vitesh në Berlin tha se shumica e pacientëve në Gjermani nuk kanë pasur nevojë fare për mjekim spitalor pasi COVID-19 ishte i lehtë.

“Rreth 90 përqind e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i sëmundjes ka qenë i lehtë”, ka shkruar Beqa.

Por mjeku kosovar tha edhe se bazuar në të dhënat statistikore në Gjermani thuhet se do të preken deri në 70 përqind e popullsisë.

Postimi i plotë: