“Monstra”, Musa Xhaferi: Dëshmia ime as nuk e ndihmon, por as nuk e dëmton procesin

Shpërndaje

Pas dëshmisë së sotme për rastin “Monstra”, ish zv/kryeministri për i angazhuar për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi tha se prokurori Bubevski sot ka parashtruar pyetje kryesisht që dalin nga përgjimet, siç tha ai të paligjshme dhe se në të njëjtat dëgjohen vetëm biseda politike mes anëtarëve të qeverisë dhe partisë. Xhaferi theksoi se ai mendon që dëshmia e tij as nuk e ndihmon por as nuk e rëndon procesin.

“Po mundohen të rikthejnë bisedat normale që kanë qenë për shkak të shqetësimeve të një ngjarje shumë tronditëse, kjo është vendim i Prokurorisë. Edhe pse është një thirrje pas 8 vitesh, mendimi im është se as nuk e ndihmon as nuk e rëndon procesin”-tha mes tjerash Xhaferi.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme për rastin Monstra përveç Musa Xhaferit ka dëshmuar edhe ish ministri i Drejtësisë dhe kryetar aktual i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Gjatë dhënies së dëshmisë Berim Bexheti u pyet nga babai i djalit të vr*atë Kire Triçkovski nëse i ka bërë aso kohe presion bashkë-partiaku i tij Beqir Asani për të mos e nënshkruar kërkesën e ekstradimit për dy të dyshuarit që ishin atë kohë të burgosur në Kosovë? Bexheti i mohoi këto, duke i cilësuar si të pavërteta.

Por i ati i Kire Trickovskit tha: Kam dëgjuar se ju ka goditur më shuplakë Beqir Asani, përse e keni nënshkruar kërkesën për ekstradim, këtë e kam dëgjuar nga ish Kryeministri Nikolla Gruevski?

“Nuk e meritoni përgjigjen. Po të mos ishit nga familjet e të dëmtuarve ndryshe do t’ju isha përgjigjur. Le të vij Gruevski e le ta thotë këtë, tha Bexheti në përgjigjen e tij./Alsat/