MSH: 9 raste të reja me koronavirus, 85 gjithsej në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë informoi se nëntë raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vend. Me këtë shifra e pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 sot deri në ora 12 arrin 85.

Sipas vendbanimit të përhershëm, raste të KOVID-19 janë regjistruar në 6 qytete: Shkup, Dibër, Shtip, Kavadar, Gostivar dhe Ohër.

Siç komunikojnë nga Ministria e Shëndetësisë, gjendja e pacientëve të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile është e pandryshuar që prej ditës së djeshme.

Pacientja e vetme e cila është aparat respirator është në gjendje kritike, tre janë me pneumoni të rëndë, por aktualisht janë në gjendje të qëndrueshëm, ndërsa pacientët tjerë janë me pasqyrë më të lehtë klinike. Të gjithë pacientët që janë në trajtimi shtëpiak janë në kontakt të vazhdueshëm me klinikën.