Ndërroi jetë edhe anëtari i 7 i familjes Alimi në Rramanli të Kumanovës

Shpërndaje

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë edhe një anëtar i familjes Alimi nga fshati Ramanli, duke çuar në shtatë numrin e vik timave. Tragjedia në këtë familje ndodhi kohë më parë gjatë shpërthimit të një bombole gazi.

“Familjar, miq me dhimbje te thelle ndaj lajmin me ju. Sot në mëngjes si pasoje e tra gjedisë ne fsh. Rramanli ndërroi jete dhe anëtari i 7-te i familjes Alimi, nipi im i familjes time, haxhi Eljasa Alimi. U takofshim ne boten tjetër. Do te kujtoj sa te jetoj!”, shkruan një familjar i tanimë të ndjerit. Bombola e gazit shpërtheu ditën e diel javë më parë në orët e mëngjesit, derisa një pjesë e familjarëve kryesisht fëmijë ishin në dhomën e ndejës.