Ndodh në Shqipëri! Shkon të korrigjojë mbiemrin, i ndryshojnë edhe emrin

Shpërndaje

Muharrem Toçilla është drejtuar në “Stop”, pasi në vitin 2018 për efekt dokumentesh, ka kërkuar ndryshimin e mbiemrit të vajzërisë së gruas, pasi ishte gabim dhe përveç mbiemrit… iu ndryshua edhe emri.

Që prej vitit 2018 nuk po gjen një zgjidhje. Mbiemri i vajzërisë së gruas figuronte gabim nga Basha në Boko. Gjendja civile, duke kërkuar dokumente të vjetra, kishte regjistruar emrin Zatije, ndërkohë që vite me radhë ajo e kishte emrin Zotije në të gjitha dokumentet, që kur ishin vendosur në Kamëz.

Muharremi tregon se me emrin Zotije kishte bërë dokumentet italiane. Për efekt pensioni zhvilluan një gjyq, ku u sanksionua emri Zotije.

Ndërkohë tani gjendja civile i ka kthyer emrin Zatije, pra emrin, që ka pasur që nga lindja, duke i krijuar kështu problem në dokumentet italiane.

“Nuk përputhen me dokumentet që disponojmë ne. Tani nuk gjej mirëkuptim për ta rregulluar këtu. Nuk mund të bëjmë dokumente në Itali sepse fëmijët kanë emrin e nënës Zotije, në çdo bankë, në çdo kartë… kudo”, shprehet Muharrem Toçilla.

“Stop” u interesua në gjendjen civile, ku iu tha se sipas ligjit nuk ndryshohet emri, pasi është kërkuar në dokumente fillestare, edhe pse gabimi është bërë nga ish-punonjës të gjendjes civile./TVklan