Nëna e vetme me 3 fëmijë kërkon ndihmë, njëri nga fëmijët është i paralizuar, ka nevojë për terapi

Shpërndaje

Familja katër anëtarëshe Nukiq nga Çairi janë në prag të ekzistencës. Nuk kanë para që të paguajnë qiranë, ndërsa kanë nevojë për ushqim dhe rroba. Nëna e vetme, Mirzeta Nikiq kërkon ndihmë nga njerëzit human që t’i ndihmojnë aq sa kanë mundësi.

“Jetoj në Lagjen e Topanës me qira, me tre fëmijët, jam nënë e vetme. Kam fëmijë të sëmurë, nuk punoj askund. Nuk kam ndihmë financiare. Nuk kam shtetësinë e Maqedonisë. Me prejardhje jam nga Bosnja. 16 vite jetoj këtu dhe nuk kam shtetësi, i kam dorëzuar dokumentet por nuk mi kanë miratuar për shkak se nuk i përmbushi kushtet. Nuk kam pasur të ardhura fare”, theksoi Nukiq.

Mirzeta që tu sigurojë fëmijëve kafshatën e gojës, pastron nëpër shtëpi, por tani për shkak të gjendjes me koronavirusin, askush nuk e thërret.

“Ka pasur ditë kur nuk kam pasur as 20 denarë që tu blejë fëmijëve bukë apo qumësht. Asgjë, asgjë”, tha Nukiq.

Ajo ka 3 fëmijë, prej të cilëve 11 vjeçari Adan nga mosha 3 vjeçe ka mbetur i paralizuar. Tetë vite është i palëvizshëm dhe ka nevojë për barëra.

“I lus të gjithë njerëzit human që mund të më ndihmojnë, për shërimin e fëmijëve dhe për qiranë. Jetojmë në një dhomë me një dyshek e një shporet”, pohoi Nukiq.

Kjo familje nuk ka të drejtë për të marrë as ndihmë sociale për shkak se nëna nuk ka shtetësi të Maqedonisë e as leje për qëndrim. Burri i saj ka ndërruar jetë në aksident trafiku vitin e kaluar dhe momentalisht është pa asnjëfarë të ardhurash. U drejtuam në qendrën për punë sociale dhe na premtuan se të hënën ekipet e tyre do të vizitojnë familjen./TV21

Numri i telefonit +38970951235

Xhirollogaria: 210501731350139