Nga sot fillon llogaritje verore e kohës

Shpërndaje

Këtë të dielë e keni nisur me një orë të humbur nga gjumi juaj. Nga sot pasi llogaritja e kohës përmes orës verore.

Llogaritja verore bëhet të dielën e fundit të muajit mars. Sot më 29 mars prej orës 02:00, akrepat kanë janë shtyer një orë para duke shënuar 03:00. Ky ndryshim është aplikuar që nga viti 1981, dhe përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin një orë para dhe orës dimërore kur ata lëvizin një orë pas.