Njomza Shaqiri: 40% e listave në ASH do të jenë femra

Shpërndaje

Aleanca për shqiptarët nuk do të ketë bartëse, por listat e deputetëve do të përfaqësohen me 40 për qind prej grave. Kjo ndodh kështu, pasi siç tha nënkryetarja e Asamblesë së Gruas në ASH, Njomza Shaqiri për bartësit do të vendosin degët e partisë dhe se vendet e bartësve tashmë i kanë ndarë me partnerin e koalicionit, Alternativën. Deri tash, partitë tjera shqiptare nuk kanë njoftuar se a do të ketë apo jo femra në pozitë – bartëse e listës.

“Meqenëse hymë në zgjedhje si koalicion, normal se këtu do të ketë shumë rol edhe përzgjedhja që bëhet brenda degëve. Bartës për momentin nuk kemi femra, por gjithsesi se numri dy do të përfaqësohet nga femrat. 40 për qind e listave do të jenë femra”, deklaroi Njmoza Shaqiri.