Nuk do të ketë pagesë të detyrueshme nga DAP derisa zgjasin masat kundër virusit

Shpërndaje

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) i informon obliuguesit tatimorë se nuk do të parashtrojë vendime për pagesë të detyrueshme në mjete monetare në bazë të të gjitha tatimeve dhe të dhënave të tjera publike (gjoba, taksa gjyqësore), për të gjithë ata obligues të cilët nuk i kanë shlyer obligimet e veta ndaj DAP-it.

DAP-i nuk do t’i ndërmerr këto masa shtesë derisa zgjasin rekomandimet dhe masat e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkaq kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kumtoi DAP-i.