“O njerëz…në Itali sot kishte 627 të vdekur”, Rama: Kanë ndenjur 30 vjet në burg dhe s’kanë vdekur…

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një tjetër reagimi në Facebook ka bërë një reagim në lidhje me përkeqësimin e bilancit të vdekjeve nga koronavirusi në Itali.Shifrat alarmante pre 627 viktimave brenda 24 orëve në Itali kanë alarmuan shefin e qeverisë dhe kështu ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rregullat e vendosura dhe të mos bëhen shkaktarë të shpërndarjes së koronavirusit.“Gjashtëqind e njëzetë e shtatë!!! Vetëm sot!!! 24 orë 627 të vdekur!!!

Në Lombardi ku Italia ka një sistem spitalor që është në majën e europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi!!!

Pse???Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi!
Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna!!!Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri – tjetrin?!

Po njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo duke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?!”

🔴 MJEKËT E INFEKTIVIT JANË TË ALARMUAR NGA SJELLJET E PAPËRGJEGJSHME TË ATYRE QË PO E SABOTOJNË KËTË LUFTË ME XHIROT E TYRE DHE ME ATO RADHAT PA RADHË, QË KTHEHEN NË MITINGJE PËR TË PËRQAFUAR ARMIKUN E PËR TA MARRË ME VETE NË SHTËPI!

🔴 KËTA MJEKË PO BËJNË HEROIZËM, NDËRSA SABOTATORËT PO BËJNË NJË TRADHËTI TË PASHEMBULLT, QË DO TË NA HAPË VARRIN PO NUK U NDAL URGJENT!

🔴 NËSE NUK RRINI TË GJITHË DREJT NË KËTË LUFTË, NUK DO KEMI KU TË SHTRIJMË TË SËMURËT DHE NUK DO KETË VEND AS NË VARREZA, JO MË NË SPITALE!