OBSH-ja shpall Koronavirusin pandemi

Shpërndaje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e koronavirusit si pandemi. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se numri i rasteve të infektuara jashtë Kinës është rritur për 13 herë më shumë në dy javët e fundit. Ai ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” nga “niveli alarmues i mungesës së veprimit” ndaj këtij virusi. Pandemia është sëmundje që përhapet në shumë shtete në botë në kohën e njëjtë. Megjithatë, Tedros ka thënë se ende nuk është shumë vonë që qeveritë të kenë ndikim./ALSAT/