Kryeministri teknik, Oliver Spasovski: Prej nesër orë policore nga ora 21:00-06:00 (Video)

Shpërndaje

Duke filluar që nesër në Maqedoni do të zbatohet orë Policore. Do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga orë 21 deri në orën 6 të mëngjesit. Ky vendim u soll në mbledhjen e sotme të Qeverisë, në kuadër të masave më shtrënguese ndaj qytetarëve, për parandalimin e shpërhapjes së virusit COVID-19.

Kjo masë siç informon, kryeministri Oliver Spasovski, përmes statusit në faqen e tij zyrtare në FB ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga virusikorona dhe rreth kësaj nuk ka kompromis, shkruan Spasovski.

Spasovski: Prej nesër orë policore nga ora 21:00-06:00

Nga dita e nesërme në Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të vendoset orë policorë. Këtë e ka paralajmëruar në Twitter vet kryeministri Oliver Spasovski, duke shkruar:

“Prej nesër fillojmë me kufizimin e lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve (orë policore). Ndalohet lëvizja e popullatës në periudhën prej ora 21:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit. Çdo ditë!”, shkruan Spasovski.

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot në fjalimin e tij të jashtëzakonshëm në godinën e qeverisë ka njoftuar masat e reja mbrojtëse kundër virusit korona. Sapsovski njoftoi se duke filluar nga dita e nesërme në Maqedoni do të zbatohet orë policore, respektivisht do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga orë 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

“Masë që për herë të parë vendoset ora policore në historinë e Maqedonisë. Prej nesër, në Maqedoninë e Veriut do të ketë orë policore nga ora 21:00 deri në ora 06:00 çdo ditë, me këtë do të kufizohet lëvizja e popullatës. Njoftoj se tashmë asgjë nuk është e njëjtë. Gjithçka ka ndryshuar në jetën tonë si te ne edhe në vende tjera”, njoftoi kryeministri Oliver Spasovski.
Spasovski njoftoi edhe për rastet kur do të lejohet qarkullimi i qytetarëve gjatë orës së policisë.

“Nga kjo ndalesë do të lirohen njerëzit e sëmurë, përfshi këtu njerëzit në dializë, nga ku do të mund të shoqërohen më së shumti nga dy persona”, theksoi Spasovski, duke shtuar se edhe pjesëtarët e armatës, zjarrfikësit ata të policisë dhe higjienës komunale do të jenë të lirë për qarkullim.

Në fjalimin e kreut të ekzekutivit u njoftua se gjatë orës policore do të punojnë vetëm një numër i caktuar i barnatoreve dhe taksistëve dhe se ditëve në vijim ndalohet mbledhja e më shumë se 5 personave gjatë 24 orëve.