Papa kërkon armëpushim në botë (Video)

Shpërndaje

Papa Françesko, të dielën e mbështeti thirrjen e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për një armëpushim në të gjitha konfliktet gjithandej botës.

Kjo kërkesë e tij vije tani kur thuajse e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19.

“I ftoj të gjithë ta ndalojnë çdo formë lufte dhe armiqësie, dhe të krijohen korridore të ndihmës humanitare, e të hapjet diplomacia dhe vëmendja për ata që janë në situata të cenueshmërisë së madhe”, tha Papa.

Për situatën me pandeminë dha një paralajmërim edhe kryeministri francez Edouard Philippe.

Ky paralajmëroi një situatë sfiduese në përballje me Covid-19 javët e ardhshme.

Në SHBA, presidenti Donald Tramp veç ka nisur të marr masat e para për tu përballur me pandeminë.

Kronikë e gazetarit Agan Hajdarhoxha.