Pas Ahmetit dhe Bejtës tani edhe Teuta Arifi protagoniste në “FIKS FARE” (Video)

Shpërndaje

Tani më kur  jemi të mësuar që të shohim në Fiks Fare figura të larta të BDI-së, përfshirë Ali Ahmetin, ish kryetarin e komunës së Gostivarit Nevzat Bejta  me 24 karatët e tij, kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merkon, që lejen e ndërtimit për sallë sportive e kishte kthyer në sallon darsme, ish zv ministrin e BDI-së z. Musa që merrte “bakshishe” dhe sikur të mos mjaftonin vetëm këta edhe kryetarja e Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi bëhet protagonistja më e re e BDI-së që del në Fiks Fare.

Kur e gjithë bota falënderon qytetarët për kontributin e tyre në luftë për zvogëlimin e pasojave për situatën e rëndë që kalon njerëzimi me COVID – 19, “Kryetarja e Komunës së Tetovës falenderon qytetarët për kontributin e tyre në rritjen e pasojave për situatën që po kalojmë! 

Andaj me të drejt Fiksi e pyet kryetaren Teuta Arifi “Mos duhet të pakësohen pasojat zonja kryetare?!”

Ndiqeni videon nga minuta 3:30

Ali Ahmeti, Nexhmedin Karimani

Nevzat Bejta dhe Ali Ahmeti