Pas konfirmimit edhe të 4 rasteve të reja me koronavirus, ky është paraljmërimi i ministrit Vitia

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajnëruar shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

Ky paralajamërim i tij vjen pas konfirmimit edhe të katër rasteve të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në nëntë numrin e të infektuarve, përcjell ALBAZONE MEDIA

“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik”, ka shkruar ai.

Ai ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë në menaxhimin e kësaj situate.

Shkrimi i plotë i Ministrit:

“Të nderuar qytetarë, Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus). Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19. Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik. Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar ai.

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia