Pas pak fillon seanca për taksën, Kurti mbërrin në Kuvend (Foto)

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, në lidhje me paralajmërimin për heqjen e tarifës 100% për mallrat nga Serbia.

Seanca është paraparë të fillojë në ora 11:00 e iniciuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, si dhe me mbështetje të partive tjera opozitare ku do të diskutohet mbi taksën 100% mbi produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, raporton EO.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe me protesta ta kundërshtojë heqjen e taksës.

Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jetë prezent në seancën e sotme që mbahet për taksën.

Foto Ekonomia Online: