Pendarovski: Sot në orën 17:30 bëhemi edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s

Shpërndaje

Liderët e vendeve anëtare vërtetuan se duhet ti nisim bisedimet me Unionin. Komisioni Evropian do të kyçet në definimin e kornizës së bisedimeve, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare do të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kështu ka deklaruar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke nënvizuar se ky është momenti i pritur për më shumë se 15 vite dhe se vendimi është i qartë dhe pa kushte shtesë. Megjithatë sipas tij, në periudhën vijuese vendin e pret punë e vështirë.

“Në periudhën që vijon na pret punë e vështirë. Duhet patjetër të bëjmë transformim të thellë të shoqërisë sonë dhe t’i arrijmë standardet e nevojshme për antarësim. Prej këtu, pas tejkalimit të krizës së epidemisë pres që fakorët kompetent politik t’i orientojnë të gjitha kapacitetet që sa më shpejtë të përmbushet qëllimi përfundimtar”.

Ai faleminderoi të gjithë ata që kanë punuar për ardhmërinë evropiane të shtetit dhe faleminderoi qytetarët për përkrahjen e përhershme për anëtarësimin e vendit në BE.

“Më lejoni që ta shënoj aktin e antarësimit formal në alencën e NATO-së i cili do të ndodhë, sot në orën 11:30, sipas kohës amerikane, në kryeqytetin e SHBA-së. Edhe pse përskaj periudhës së vështirë përmes të cilës po kalojmë nuk mundemi t’u gëzohemi dhe t’i shënojmë këto ngjarje ashtu si i ka hije, megjithatë, bëhet fjalë për suksese historike të cilat pas tre dekadave pavarsi, përfundimisht e vërtetojnë sigurinë maqedonase dhe e garantojnë të ardhmen tonë. Na qoftë gëzuar të gjithëve. E merituam!”

Pendarovski ka informuar se u ka dërguar letër faleminderimi të gjithë liderëve të vendeve anëtare të BE-së, për siç tha ai, përkrahjen e sinqertë në vazhdimësi.