Përfundon takimi i LDK-së, ky është qëndrimi i tyre për taksën

Shpërndaje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është deklaruar pas takimit që kanë zhvilluar nënkryetarët e kësaj partie me kryetarin Isa Mustafa.

Ai tha se në takim është diskutuar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rolin e LDK-së në kuvend, qeveri si dhe në pushtet lokal.

Sa i përket taksës, konkretisht largimit të saj dhe vendosjes së reciprocitetit siç ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, Haziri pohoi se janë duke u koordinuar përfaqësuesit më të lartë politikë.

“Përfaqësuesit tonë më të lartë do të koordinohet mes vete, do të konsultohen dhe natyrisht do të dalin me qëndrim të përbashkët për t’i dhënë mundësi tjera këtij vendi”, është shprehur Haziri.