“Po-ja për negociatat!” Rama: Shqipëria do dalë kryelartë edhe nga lufta me koronavirusin. Mi bëni hallall tonet e larta, ju jeni familja ime!

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama tha se është besim plotë se Shqipëria do të dali “kryelartë” në luftën kundër koronavirusit”.

Në një lidhjeje direkt në facebook, ku foli për vendimin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim, kryeministri u shpreh se “po”-ja e marrë sot, paso “po-në” e dhënë për vendin tonë në konferencë e donatorëve.

“Sa jetike është të kuptojmë vlerën e njëri tjetrit dhe sa shume energji na marrin kotësirat, le ta shohim se sa e çmuar është drita e familjes që aq pak e vlerësojmë siç është kur e përditshmja na rrëmben.

Le ta shohim në këtë errësirë dritën që na ndihmon të kuptojmë sa i madh është durimi ynë, i shqiptarëve të paduruar se sa i madh mund të jetë vullneti ynë, i shqiptarëve që nuk bëhen dot bashkë, bashkë për t’ja dalë.

“Po”-ja e njëzëshme vjen pas një tjetër “po”-je, e asaj të konferencës së donatorëve, ku një zë i BE bashkë me plot vende të tjera na dha shenjën e një respekti për Shqipërinë, njerëzit e këtij vendi dhe përpjektë tona që ta bëjmë këtë vend një shtet të respektuar në familjen e shteteve europiane.

Kamë marrë goxha mesazhe për masat shtrënguese, për mënyrën se si po e zhvillojmë luftë.

Kam besim se me ndihmën tuaj Shqipëria do të dali kryelartë në këtë luftë.

Mi bëni hallall apelet, tonet e forta, nuk dua tju lodh, por jam i detyruar të bëj komunikime të shpeshta me ju për t’ju shprehu shqetësimin e madh që kam për ju. Më shumë se kurrë ju jeni familja ime”, tha Rama.