Presidenti Thaçi i propozon Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë Kosovën

Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka propozuar Kuvendit të Kosovës dekretin për gjendje të jashtëzakonshme në Kosovës.

Presidenti Thaçi ka njoftuar se pas mbledhjes me Këshillin e Sigurisë dhe pas konsultimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, erdhi deri te propozimi i dekretit për gjendje të jashtëzakonshme.

“Në këtë kohë, në rrethana të pa përjetuara në Kosovë dhe rajon. Kosova nuk është vend i izoluar, është e përfshirë nga koronavirusi që paraqet shqetësim për gjithë botën, gjithë njerëzimin, paraqet shqetësim edhe për Kosovën pas paraqitjes së rasteve të fundit. Sonte jemi të detyruar të deklarojmë dhe propozojmë duke respektuar kushtetutën do t’i propozojë kuvendit të dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë. Gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë e përfshinë mobilizimin e FSK’së në tërë territorin e Kosovës”, ka njoftuar Thaçi.

Ky dekret vjen si rezultat i fatkeqësisë natyrore të koronavirusit.

“Jemi në një rrethanë të papërjetuar më parë dhe si shtet duhet t’i marrim përgjegjësitë që na takojnë, do të ishte papërgjegjshme mos të reagonim”.

“Duke respektuar kushtetutën e vendit dhe ligjet dhe përgjegjësinë morale dhe njerëzore. Unë sot kam thirrur në një takim Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Kosovës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pas kërkesës sime, kryeministri e ka ftuar KSK’në”, njofton presidenti.

Thaçi ka falënderuar policinë, ushtarët e FSK’së dhe të gjithë ata që po përballen me parandalimin e koronavirusit.

“Falënderoj Policinë e Kosovës, ushtarët e FSK’së dhe të gjithë ata që po përballën me këtë situatë. Duhet të mobilizohemi të gjithë me të gjithë angazhimin dhe potencialin që e kemi”, njofton Thaçi.