Pronari i një çajtore i thotë gazetares: “Fike kamerën se ta baj copë – copë” (Video)

Shpërndaje

Pas vendimit të Qeverisë që të mbyllen lokalet pas orës 18, inspektorët e tregut dolën në terren.

Shikoni VIDEON:

Biseda e gazetares me pronarin e çajtores:

TV 21: Mirëmbrëma…

Personi: mirëmbrëma…

TV 21: Pe shohim se ka kaluar ora 6 edhe ju ende po punoni…

Personi: por, edhe pse me mbyll?

TV 21: Po a i keni pa masat e Qeverisë…

Personi: Ec more çfarë Qeverie. A po më bjen mu me hangër Qeveria…

TV 21: Mirë po ajo është për të mirën e juaj…

Personi: Po çfarë të mirën teme, ti koke tu ma mendu të mirën mu… fike kamerën se ta baj copë – copë…

E kontaktuam inspektoratin e Tregut për të pyetur se nëse inspektohen pajtoret, ata thanë që po. Por, siç mësuam çajtoret pas rreth orës 7 e 30 veçmë ishin të mbyllura.

Përndryshe, ka dy ditë që ka hyrë fuqi masa qeveritare e cila ndalon që lokalet dhe restorantet të punojnë pas orë 18. Shkelja e kësaj mase cilësohet si vepër penale.