Publikohet vendimi i Albin Kurtit për heqjen e taksës

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti vetëm pak orë pas ultimatumit që i kishte dhënë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, vendos ta heq taksën ndaj mallrave serbe.

Sipas vendimit të Kurtit, fillimisht hiqet taksa ndaj lëndës së parë, ndërkaq nga 1 prilli edhe taksa ndaj të gjitha mallrave.

Ndonëse Kurti kishte theksuar se ai taksën e plotë do ta heq vetëm nëse refketon Serbia, sidomos në raport me fushatën kundër njohjeve, në vendim të cilin thuhet se ajo do të hiqet nga 1 Prilli, por pa asnjë kusht.

Në vazhdim e gjeni vendimin dhe postimin e Albin Kurtit në facebook:

U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.