Publikohet vendimi i Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut (Dokument)

Shpërndaje

Tashmë vendimi për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është bërë publik.

Edhe pse kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka kërkuar nga kryeministri Kurti anulimin e këtij vendimi, ky i fundit duket se nuk e ka ndërmend të kthehet mbrapa.

“Vendimi hyn në fuqi, ditën e nënshkrimit nga kryeministri”, shkruhet në vendimin që iu është përcjellë Veliut, zëvendëskryeministrave e e ministrave.