Qeveria e Kosovës ka themeluar Komisionin e posaçëm për parandalimin e Corona Virusit

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme, ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit të Posaçëm për parandalimin e përhapjes së Corona Virusit COVID-19 në Kosovë.

Komisioni do të ketë këtë përbërje:

-Albin Kurti, Kryeministër, Kryesues;

-Avdullah Hoti, Zëvendëskryeministër i parë; Anëtar;

-Arben Vitia, Ministër i Ministrisë së Shëndetësisë; Anëtar;

-Agim Veliu, Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike; Anëtar;

-Besnik Bislimi, Ministër i Ministrisë së Financave dhe Transfereve; Anëtar;

-Hykmete Bajrami, Ministre e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit; Anëtare;

-Anton Çuni, Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes; Anëtar;

-Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike; Anëtare;

-Emilija Rexhepi, Ministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal; Anëtar;

-Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës; Anëtar;

-Fadil Kodra, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent; Anëtar;

-Ilir Murtezaj, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës; Anëtar;

-Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës; Anëtar;

-Ibrahim Xhaka, U.D. Drejtor i Përgjithshëm i Doganës, Anëtar;

-Valdet Gjinovci, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë; Anëtar;

-Rrahman Rama, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Anëtar;

-Përfaqësues i Inspektoratit të Shëndetësisë; Anëtar;

-Përfaqësues i Inspektoratit Farmaceutik; Anëtar;

-Përfaqësues i Inspektoratit të Tregut; Anëtar;

-Përfaqësues i Inspektoratit të Punës; Anëtar;

–Përfaqësues nga Departamenti i Rezervave Shtetërore, Anëtar.

Komisioni ka detyrë ta menaxhojë procesin e parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19 në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfshirë edhe kontrollin e zbatimit të ligjeve dhe akteve tjera nënligjore për mbrojtjen e konsumatorëve përmes organeve të autorizuara të Administratës shtetërore.

Lajmi i plotë: KËTU