Qeveria me masat e para ekonomike për zbutjen e pasojave nga koronavirusi

Shpërndaje

Mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për ruajtjen e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme dhe subvencionim i kontributeve për muajt prill, maj dhe qershor janë një pjesë e masave të para të që Qeveria do t’i ndërmarrë për ballafaqim me pasojat nga koronavirusi.

Janë siguruar 5,7 milionë euro prej Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut të cilat do të dedikohen për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme aktiviteti ekonomik i së cilës është i goditur nga koronavirusi. Çdo kompani varësisht numrit të të punësuarve do t’i fitojë prej tre deri në 30 mijë euro. Mikro kompanitë deri në 10 të punësuar do të fitojnë kredi prej tre deri në pesë mijë euro, kompanitë e vogla prej 10 deri 50 të punësuar do të marrin kredi prej 10 deri në 15 mijë euro dhe kompanitë e mesme prej 50 deri në 250 të punësuar do të mund të marrin kredi prej 15 deri në 30 mijë euro.

“Kreditë janë pa interes, grejs periudhë prej gjashtë muajsh dhe periudhë pagese prej 24 muajve”, theksoi zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, në pres konferencën e sotme në Qeveri.

Masa e dytë ka të bëjë me mbështetjen e pagesës së pagave. Do të subvencionohen kontributet për pagat për muajt prill, maj dhe qershor në sektorin e turizmit, hotelieri, transport dhe kompanitë e prekura nga masat e qeverisë.

“Do të subvencionojmë kontribute për një të punësuar në lartësi prej 50 për qind prej kontributeve për pagesën e pagës mesatare me atë që kompania të mos e zvogëlojë numrin e të punësuarve nën numrin e të punësuarve në shkurt, të mos e paguaj dividenin dhe të mos ketë të paguar çmime dhe bonuse pas hyrjes në fuqi të masës. Vetëm kompanitë të cilat kanë realizuar fitim si rezultat i punës në vitin 2020 do të kthejnë subvencione për kontribut në shumë prej 50 për qind të fitimit”, tha Carovska.

Masat, siç sqaroi Carovska janë sjellë në bashkëpunim me odat ekonomike dhe me ekspertë të sferave të ndryshme.

“Bashkërisht kemi ardhur në një sërë masash dhe këtë e bëjmë që në fazë të hershme të krizës. Kemi filluar me realizimin e masave përmes së cilave bashkërisht do të ballafaqohemi me efektet ekonomike të koronavirusit dhe do ta balancojmë edhe likuiditetin e kompanive të shtetit”, tha Carovska.

Për fabrikat dhe repartet rekomandohet të riorganizohet koha e punës me qëllim që të ketë numër më të vogël të të punësuarve në turn dhe rekomandohet dezinfektim pas çdo turni.

Për shkak të hyrjes së papenguar dhe transitit të automjeteve transportuese, Inspektorati sanitar do t’i japë lejet.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska, duke iu referuar parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare, tha se goditja më e madhe për ekonominë pritet në kuartalin e dytë, ndërsa nga kuartali i tretë parimisht priten përmirësime.

Theksoi se si ministre e Financave heq dorë nga paga derisa të zgjasin masat e krizës.

“Është koha të gjithë ta japim më të mirën nga vetja. Është koha për solidaritet dhe njerëzi”, porositi ministrja Angellovska.