Qytetarët e Kosovës edhe sonte protestuan përmes ballkoneve (Video)

Shpërndaje

Qytetarët e Kosovës kanë vazhduar edhe natën e dytë të protestës në ballkon, duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Revolta e tyre duke bërë zhurmë në ballkone, nga ora 20:00 për 5 minuta kishte synim që sado pak të ndikojë në liderët politikë, pasi tashmë dihet dhe gjendja jo e mire për shkak të pandemisë, Covid-19.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës kurrë nuk kanë qenë më të revoltuar se tash, andaj ne do të vazhdojmë me natën e dytë të #protestojmënballkon duke i’u drejtuar skenës politike se qytetarët dhe përgjegjësia publike duhet të jetë interesi parësor dhe i vetëm. Kërkojmë që krerët e koalicionit qeverisës, Presidenti dhe partitë opozitare të bashkohen për mobilizim të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe jo të fokusohen në interesat partiake dhe personale të tyre”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga grupi i aktivistëve a partiak (Replikë).

Pas vendimit të kryeministrit Albin Kurtit, i cili shkarkoi nga detyra e ministrit të Brendshëm Agim Veliun, i cili është nga radhët e LDK’së, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka dorëzuar në Kuvend kërkesë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

E tërë kjo situatë po ndodh në kohën kur Kosova dhe bota po përballet me virusin e rrezikshëm Covid-19.