Rama i kthen përgjigje Bashës pasi e akuzoi se shpërndau maska të skaduara

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje Bashës, pasi ky i fundit me një denoncim tha se janë shpërndarë maska të skaduara për personelin mjekësor.

Por Rama në një mesash në Twitter shkruan se maskat e dëmshme në Shqipëri, janë ato që kërkojnë pushtet, sherr dhe rrëmujë kur vendi po kërcënohen nga viruset.

Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë!

Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!