Rama me maskë në mbledhjen e qeverisë (Video)

Shpërndaje

Kryeministri shqiptar Edi Rama është paraqitur me maskë në mbledhjen e qeverisë.

Pas situatës së krijuar nga koronavirusi ka kërkuar kufizimin në maksimumin e mundshëm të kontakteve fizike.

Rama foli për mbylljen e shkollave, universiteteve dhe tha se kjo është një kohë lufte dhe armiku është pikërisht koronavirusi, një armik i paduksëm që kërcënon jetët tona, sidomos të të moshuarve.

“OBSH ka thënë një të vërtetë të madhe që përtej luftës me virusin, ka dhe një luftë tjetër për të bërë për t’u mbrojtur nga infodemia. Kjo është një luftë që e kemi ne në dorë me sjelljen tonë, me angazhimin tonë, me zbatimin e atyre këshillave në dukje krejt elementare por në fakt thelbësore”.

“Numri i të prekurve është rritur dhe është shumë e rëndësishme që të dëgjohet nga të gjithë se 8 prej tyre janë vazhdë e 1 kontakti të vetëm dhe një kontakti të afërt, djali, babai dhe pastaj me radhë 6 të tjerë, të cilët janë kontakte të afërta por jo aq të afërta sa njerëzit e shtëpisë dhe pastaj dy raste të tjera, një e moshuar në Durrës dhe një djalë në Tiranë. Raste të importuara nga Italia. Duke pasur kaq shumë kontakte me Italinë ishte e pashmangshme që komuniteti ynë i ekspertëve të ndërtonin skenarët me një vend fqinj me një zonë që sot është e tëra e kuqe. Baza e çdo skenari, skenarët janë ndërtuar sipas fazave dhe [për t’iu përgjigjur dinamikës së shtrirjes së virusit”.

“Baza mbetet e njëjta si në skenarin e parë, si në të dytin, si në të tretin, si në fillim si në fund si në mes. Forca goditëse e virusit do shkojë në rënie. Ne besojmë shumë që është një rast që në radhë të parë personat publikë dhe mbi ta për shkak të aksesit dhe të përgjegjësisë, të gjithë përfaqësuesit e politikës sot kanë detyrën të jenë bashkë dhe jo të ndahen në task forca të ndryshme, që janë praktikë e panjohur në planet. Task forcë opozitare, task force presidenciale, task force dixhitale, për çfarë? Çfarë do nxjerrim ne politikisht në kushtet e kësaj lufte përveç bojës tonë? Asgjë tjetër”, deklaroi Rama, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.