Rama poston videon nga shtëpia: Më sha.ni sa të doni, po masat do vazhdojnë! Kujdes ata që abuzojnë me çmimet!

Shpërndaje

“S’kemi opsion tjetër veçse të mundim zakonet e jetës normale, numri do vijojë të rritet, sepse siç na ka treguar eksperienca botërore, kurbën mund ta ngadalësojmë jo ta ndalojmë. Duhet ta ndajmë mendjen se masat do vazhdojnë dhe do bëhen më të rrepta”, kështu tha kryeministri Edi Rama në një videomesazh nga shtëpia e tij.

“Ja ku më keni dhe mua më në shtëpi. S’më duket aspak keq të kaloj kohë me Zahon, sic nuk kam pasur mundësi ta bëj. Shumica juaj e keni mirëprit këtë shtet rrethim, deri dhe vlonjatët nuk e kanë shkelur më shumë se të tjerët.

Ky është fillimi fare i një luf*te nervash që do zgjas, nuk e dimë se sa por do jetë një luf*të e gjatë. Më sha*ni sa të doni, po masat do vazhdojnë, kush do kapet në thyerje mund të humbasë dhe patentën dhe të ndalojmë të hyjmë në kurs për disa vjet, ose kush luan me çmimet mund të humbasin të drejtën për të tregtuar më vonë.

Tani le ti gëzohemi solidaritetit, ju përqafoj dhe mos harroni këshillat!”, tha Rama./Top Channel