Rama publikon një video si kërkesë për qytetarët: Një mesazh nga Italia ku çdo 2 minuta vdes një njeri

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot ka vendosur që të shpërndajë një video sensibilizuese për të gjithë qytetarët që shkelin rregullat e karantinës si masë e ndërmarrë kundër përhapjes së koroanvirusit.

Në video shfaqet Kryetari i Bashkisë në një qytezë të Siçilisë i cili me tone të larta dhe i acaruar u drejtohet qytetarëve të Italisë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin.

Ndërkohë Rama shkruan “NJË MESAZH NGA ITALIA KU ÇDO 2 MINUTA VDES NJË NJERI”