Reagon Albulena Haxhiu: “Përveç se jam Ministre, jam edhe nënë” (Foto)

Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu reagon ndaj disa portaleve, për ‘keqpërdorimin’ e veturës zyrtare nga ana e saj, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë i Albulena Haxhiu:

Sqarim për opinionin publik

Disa portale paskan publikuar fotografinë time, duke marrë fëmiun nga çerdhja. Për gjithë ata që shkruajnë, duhet bërë e qartë se përveç se jam Ministre, jam edhe nënë. Në kohën kur ende kisha punë në Ministri dhe s’mund ta lija djalin në çerdhe, meqenëse as bashkëshorti s’ishte këtu, isha e detyruar ta merrja dhe sërish të kthehesha në punë, bashkë me të!

Kaq në lidhje me këtë lajm.

Ja lajmi për Albulena Haxhiu:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në bazë të disa fotografive të publikuara nga Anëtari i Kryesisë së PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri shihet se veturën zyrtare e përdor edhe për t’i bartur fëmijët e saj.

Muhaxheri ka thënë se kur VV ishte në opozitë publikja ishte e shoqërisë, por tani që janë në pushtet mund të jetë edhe private, shkruan Periskopi.

“Kur VV ishte ne opozite publikja ishte e shoqërisë, tash kur VV është në pushtet publikja mund te jetë edhe private. Kjo është Albulena Haxhiu që e shfrytëzon privatisht veturen zyrtare”, ka shkruar ai në FB.

Kujtojmë që, Haxhiu dhe partia e saj Vetëvendosje, vazhdimishti kishin akuzuar qeveritë e kaluara për veprime të tilla.