Remzi Mehmedi: BDl bashk me LSDM amnestuan të gjithë terroristët e 27 prillit

Shpërndaje

Debat i ashpër është zhvilluar në “Rruga Drejt” mes Remzi Mehmedit nga Aleanca dhe Agim Nuhiu nga BDl lidhur me zhvillimet politike.

Mehmedi ka shpërthyer me akuza ndaj Nuhiut duke përmendur rastin e 27 prillit kur u sulmua Kuvendi i R.M.V.

Mehmedi ka thënë se pikërisht Agim Huhiu duhet të përgjigjet për 27 prillin si Ministër i Policisë e kishte për obligim ligjorë të mbrojë deputetët, po dështoi totalisht në detyrën e tij dhe për këtë në një shtet normal duhet të japë përgjegjësi.

Por ndodhi e kundërta, Nuhiu u shpërblye me funksion, kurse bashkë me LSDM-në u amnistuan të gjithë terroristët e ngjarjeve të 27 prillit.

Nga ana tjetër Nuhiu është munduar të arsyetohet, se ka bërë punën e tij si Ministër i Policisë përgjegjës për rendin dhe sigurinë e qytetarëve.