Remzi Mehmedi: Ja pse do të fitojë Koalicioni Aleanca-Alternativa

Shpërndaje

Debat i ashpër është zhvilluar në “Rruga Drejt” mes Remzi Mehmedit nga Aleanca dhe Agim Nuhiu nga BDl lidhur me zhvillimet politike.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetares Arta Tahiri se sa vota shqiptare mundë të marrë LSDM në zgjedhjet e 12 prillit?

Mehmedi ka thënë: Shqiptarët më 2016 të dëshpëruar nga regjimi dhjetëvjeçarë Gruevski-Ahmeti votuan për LSDM me shpresë se do të sjellë drejtësi, por ndodhi ajo që nuk e priste askush, Zaevi bashkë me Ahmetin u bënë bashkë me kriminelët dhe falën terroristët, shpëtuan Gruevskin pastaj edhe Veljanovskin dhe tani u dëshpëruan për herë të dytë.

Aleanca për Shqiptarët në 2016 dha kontributin e sajë për rrëzimin e regjimit por në moment kur vërejtëm shenjat e para te Zaevi se po bashkëpunon me kriminelët ne i thamë lamtumirë Qeverisë dhe kaluam në anën e popullit.

Prandaj ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë koalicionin Aleanca-Alternativa sepse jemi e vetmja shpresë për të shpëtuar vendin nga një koalicion që ka mbrojtur krimin siç janë LSDM dhe BDl.