Rexhepi: Oponenti ynë është BDIja, shpresoj që Sela të ketë sukses dhe ta sjellim ndryshimin

Shpërndaje

Nënkryetari i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi duke folur për koalicionet parazgjedhore dhe ato pas zgjedhore në emisionin 10 Minuta në Tv21 ka thënë se oponent i koalicionit LSDM-BESA është Bashkimi Demokratik për Integrim, raporton TV21.

Ai ka thënë se oponent i koalicionit nuk është koalicioni opozitar, AAA-ASH.

“Neve oponent politik e kemi BDInë dhe qëllimi ynë është të sjellim ndryshimin për një qeverisje ndryshe, një strukturë të re. D.m.th, oponent politik e kemi BDInë. Sa i përket zotit Sela ne nuk e kemi atë oponent politik dhe uroj që ata të kenë sukses dhe ta bëjnë edhe ata pjesën e tyre që së bashku ta sjellim ndryshimin e shumë pritur tek shqiptarët”, deklaroi Rexhepi.

Gjithashtu nënkryetari i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi në emisionin 10 Minuta i cili u transmetua në 19:10 në Tv21 ka thënë se Lëvizja Besa vazhdon të mbetet parti opozitare, pavarësisht faktit që ka marrëveshje me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë e cila është parti në pushtet.

Rexhepi ka thënë se Lëvizja Besa është parti e cila artikulon votën opozitare dhe pakënaqësinë e politikave të dështuara të Qeverisë.

Për më tepër shikoni videon në vazhdim: