RMV, ulet çmimi i benzinës, por shtrenjtohet dizeli

Shpërndaje

Në Maqedoninë e Veriut, nga mesnata çmimi i benzinës do të ulet për 1 deri në 1.5 denarë, kurse çmimi i dizelit dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të rritet për gjysmë denari, ka vendosur Komisioni për rregullator energjetik.

Sipas vendimit më të ri, EUROSUPER 95 do të ulet për një denarë dhe do të shitet për 48.50 denarë për litër, kurse EUROSUPER 98 do të shënojë rritje për 1.50 denarë për litër, ndërkaq 1 litër do të mund të blihet për 50.50 denarë.

Çmimi i ri i dizelit do të jetë 46 denarë për litër, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të jetë 35 denarë për litër.