Rrëzimi i Qeverisë Kurti – më në fund reagon Vjosa Osmani: “Luftoni korona virusin, mos e luftoni njëri tjetrin”

Shpërndaje

Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës më në fund ka reaguar rreth zhvillimeve politike në vend, shkruan Insajderi.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka bërë thirrje që të luftohet ndaj koronavirusit dhe jo ndaj njëri-tjetrit.

Në këtë mënyrë Osmani ka thyer heshtjen duke treguar pse nuk ka nënshkruar pro mocionit të iniciuar nga partia e saj, LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Sipas nënkryetares së LDK-së tani nuk është koha që luftojnë njëri-tjetrin por koronavirusin.