Seanca e jashtëzakonshme për taksën pritet të mbahet nesër

Shpërndaje

Nesër pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës.

Seanca pritet të fillojë në ora 11:00, njofton ALBAZONE MEDIA.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që AAK-ja edhe me protesta ta kundërshtojë heqjen e taksës.