Sela takon drejtoreshën për Evropën Juglindore dhe tregti të lirë, Susanne Schutz

Shpërndaje

Sot në hapësirat e Aleancës për Shqiptarët, mirëpritа në takim drejtoreshën për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet anëtare të Shoqatës Evropiane për Tregti të Lirë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, znj. Susanne Schutz.

Në takim biseduam për situatën politike në vend, zgjedhjet e 12 prillit dhe qëndrimet e Aleancës për Shqiptarët në krijimin e politikave të qëndrueshme që sigurojnë stabilitet dhe siguri në vend.

Në këtë aspekt, i shpjegova të gjitha përpjekjet dhe momentet kyçe për të cilat Aleanca për Shqiptarët dha shtysën kryesore që të arriheshin ndryshimet e nevojshme për hir të interesave të përgjithshme siç janë ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimi i emrit të shtetit.

Gjithashtu, me theks të veçantë fola edhe për nevojat për reforma në sistemin gjyqësor, shëndetësi, arsim dhe të gjitha reformave tjera të nevojshme për krijimin e një shteti stabil dhe të sigurt, për të cilat Aleanca për Shqiptarët në programin e saj parasheh hapat konkret për arritjen e këtyre qëllimeve.