Selimi: Ende pa ju përgjigjur ne Qunit, Agim Veliu ia dha përgjigjen

Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e Kuvendit i ka reaguar ofertës së Anton Qunit. Selimi ka thënë se partia e tij e vlerëson vullnetin e Qunit porse atij, LDK-ja dhe Veliu ia ka dhënë përgjigjen, raporton “Zëri.info”.

“E çmojmë vullnetin e Qunit, gjatë pauzës ne si grup parlamentar ishim duke menduar, kur Zoti Quni mori përgjigje nga vetë Agim Veliu i cili theksoi se Anton Quni nuk ka autorizim të bëjë oferta të tilla dhe se nuk ka kthim mbrapa, mocioni duhet të votohet. Unë mendoj se e kemi veç një shancë për zgjidhje ajo është të votojnë kundër mocionit”, ka thënë Selimi.

Ndërsa Quni replikoi duke thënë se nuk ka autorizim për të bërë një gjë të tillë porse mori përsipër një rrezik madje nëse ka nevojë ai tha se edhe mund të gjunëzohet para deputetëve që të tregojnë gjenerozitet për situatën.