Selimi, LDK-së: Më mirë me Kosovën sesa në koalicion me ju, shihemi në zgjedhje

Shpërndaje

Shefi i GP të VV-së Rexhep Selimi, ka akuzuar LDK-në se po dëshiron ta rrëzojë Qeverinë në mënyrë që t’i hapë rrugë arritjes së marrëveshjes së dëmshme në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Selimit, asnjë nga arsyet e përmendura të LDK-së për mocionit të mosbesimit nuk qëndrojnë.

“Në vend që ti kishim aleatë edhe oponentët tonë, këta janë bërë aleatë me koroanvirusin për ta luftuar Qeverinë tonë. Kërkojnë rrëzimin e Qeverisë kur bota po vazhdon sërish me pandemi si problem tashmë global, kur qytetarët e Kosovës i kanë sytë kah Qeveria, kah ministrat, kah doktorët kah policët, LDK-ja zgjedhur aleatë kundërshtarët e kësaj qeverie”, tha Selimi.

“Është e pasaktë që ka sanksione nga SHBA-ja dhe kjo nuk qëndron. Sanksionet e pretenduara nga SHBA-te janë një trillim nëse nuk do të ishte një dëshirë në kohën e Qeverisë Kurti. S’është e saktë as që arsyeja e juaj është shkarkimi i ministrit. S’është thirrur as për shkak të heqjes së tarifës, por është për shkak të arritjes së marrëveshjes së dëmshme në mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Selimi.

LIVE nga KUVENDI: