Selmani: Menduh Thaçi ka punuar dhe ende punon për BDl-në (Video)

Shpërndaje

Gazetari Naser Selmani në Emisionin “Enter” u shpreh se luksin e të qenit në pushtet të BDI-së në pushtet ia ka mundësuar kreu i PDSH-së Menduh Thaçi i cili sipas tij në fund doli se gjithmonë paska punuar për BDl-në.

“Kësaj partie duhet të jemi të sinqertë. Kësaj partie luksin e të qenit të pushtet, pa mos ofruar kurrfarë rezultatetsh ja ka ofruar edhe opozita. Ju e dini Menduh Thaçi se çfarë opozite bën. Doli në fund që faktikisht paska punuar për ata dhe sot e bën. Dhe nuk del të akuzon ata që janë në pushtet, 16, 17 vjet, por merret me unaza”, ka deklaruar gazetari Naser Selmani./SHENJA/